Vrasja e Briken Sanajt te ‘Kodra e Diellit”, Prokuroria kërkon 35 vite burg për autorin

Vrasja e Briken Sanajt te ‘Kodra e Diellit”, Prokuroria kërkon 35 vite burg për autorin

Prokuroria e Tiranës kërkon 35 vite burg për 42-vjeçarin Vladimir Kola, i akuzuar për vrasjen e Briken Sanajt. Kola akuzohet se më 30 tetor 2022, në kompleksin “Kodra e Diellit”, në bashkëpunim me 4 të tjerë, ka ekzekutuar me armë zjarri Sanajn. Për bashkëpunëtorët, Prokuroria ka kërkuar 12 vite burg në total. Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me 3 vite burg për Gjelosh Krasniqin dhe 2 vite burg për Kened Antonin, për veprën penale “Moskallëzim krimi”, si dhe dënimin me 5 dhe 2 vite burg për shtetasit E.H. dhe Z.K., përkatësisht për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Veprime që pengojnë drejtësinë”. Atentati Policia e Tiranës sqaroi 1 muaj pas krimit se shtetasi nga Peja, Kened Antoni, i ka shitur automjetin Gjelosh...