Dy konkurrentë i rrezikojnë ‘fronin’! Diallo dhe Tashima kundër Infantinos, zyrtarizohen tre kandidaturat për kreun e FIFA-s

Dy konkurrentë i rrezikojnë ‘fronin’! Diallo dhe Tashima kundër Infantinos, zyrtarizohen tre kandidaturat për kreun e FIFA-s

Janë zyrtarizuar tashmë tre kandidaturat për presidencën e FIFA-s. Numri 1 në fuqi i organizmit që drejton futbollin botëror, Gianni Infantino, do të sfidohet nga presidenti i Federatës franceze Philippe Diallo dhe nga presidenti i Federatës japoneze, Kozo Tashima. Komisioni elektoral duhet të prononcohet tani mbi pranimin e kandidaturave. Verdikti pritet të jepet brenda datës 18 shkurt 2027. Zgjedhjet do të mbahen më 18 mars 2027, në Rabat të Marokut. Kandidati fitues duhet të marrë maxhorancën e votave të 211 federatave kombëtare që janë pjesëtare të FIFA-s. Infantino kërkon të ruajë pozitat, edhe pse kohët e fundit ka pasur shumë kundërshtime për të në lidhje me çështje të ndryshme. Madje, shumë federata kanë tërhequr mbështetjen ndaj tij.