Zola: Rikthimi i Ronaldinhos ishte surprizues, por misioni i Serie C është krejt tjetër
Zëvendëspresidenti i “Lega Pro”, Gianfranco Zola, ka folur për ecurinë e Serie C, zhvillimin e talenteve të rinj dhe rikthimin e Ronaldinhos në futbollin italian. “Jam i kënaqur me atë që është bërë. Edhe cilësia e lojës dhe e ndeshjeve është rritur. Shifrat janë inkurajuese dhe jemi në rrugën e duhur. Fillimisht synuam të rrisnim sasinë, ndërsa tani duam të përmirësojmë cilësinë. Ky është një proces më i gjatë dhe delikat”, – deklaroi Zola. Për Ronaldinhon tha: “U befasova, siç besoj edhe shumë të tjerë. Por misioni i Serie C mbetet i njëjtë. Ronaldinho ka frymëzuar miliona të rinj dhe jemi të lumtur që vazhdon ta bëjë këtë. Megjithatë, ne duam dhe duhet të krijojmë kushtet më të mira për talentet tona, që edhe ata...
Burimi:
telesport.al