Braida për kthimin e brazilianit në fushë: Ronaldinho është thelbi i futbollit, përcjell gëzimin e të jetuarit

Braida për kthimin e brazilianit në fushë: Ronaldinho është thelbi i futbollit, përcjell gëzimin e të jetuarit

19 Nëntor 2026 15:28 Alfred Lleshi “Për këdo që e dashuron futbollin, ishte një emocion i jashtëzakonshëm. Ronaldinho është vetë thelbi i futbollit. Është kënaqësi edhe thjesht të qëndrosh pranë tij. Të përcjell gëzimin e jetës dhe të futbollit. Është një fëmijë për gjithë jetën dhe do të luajë futboll deri në fund të saj”. Kështu u shpreh Ariedo Braida, zëvendëspresidenti i Ravenna, për rikthimin e Ronaldinhos në fushë të dielën, kundër Forli. Braida nuk konfirmoi nëse braziliani 46-vjeçar do të luajë sërish: “Për ne ishte emocion, kënaqësi dhe nder. Për një ditë arritëm të tërhiqnim vëmendjen e të gjitha mediave të botës”. Ndërkohë, Gianfranco Zola u shpreh i befasuar nga rikthimi i brazilianit, por theksoi se misioni i Serie C është tjetër: “Ronaldinho është një...