Real Madrid futet në garë për Schlotterbeck, gati t’i prishë planet Barcelonës!
Merkatoja e verës pritet të sjellë një tjetër përplasje të madhe mes Real Madridit dhe Barcelonës. Në qendër të vëmendjes është mbrojtësi gjerman Nico Schlotterbeck, i cili aktivizohet te Borussia Dortmund dhe është kthyer në një nga emrat më të kërkuar në Europë. Sipas raportimeve të mediave spanjolle, Real Madridi ka hyrë në garë për shërbimet e 26-vjeçarit dhe po monitoron nga afër situatën e tij. Sipas gazetarit Fabrizio Romano, madrilenët janë të gatshëm të ndërhyjnë nëse vendosin se transferimi i tij është i nevojshëm. Interesi i Realit lidhet edhe me të ardhmen e Antonio Rüdiger, kontrata e të cilit përfundon në fund të sezonit. Schlotterbeck shihet si një alternativë për të përforcuar repartin defensiv, ndërsa në listën e dëshirave janë edhe Alessandro Bastoni, Finn...
Burimi:
sportekspres.com