Calhanoglu dëshiron të qëndrojë tek Interi, por duhet oferta e duhur. 4 skuadra interesohen për të
19 Nëntor 2026 15:00 Alfred Lleshi Është ende herët për të folur për rinovimin e kontratës së Hakan Calhanoglu me Interin. Mesfushori turk iu jep përparësi zikaltërve, ku ndihet shumë mirë dhe përfiton 6.5 milionë euro në sezon. Megjithatë, në moshën 33-vjeçare, që do t’i mbushë më 8 shkurt, nuk dëshiron të pranojë ulje të ndjeshme të pagës. Oferta e Interit – Bisedimet paraprake kanë nisur, por ende nuk ka një ofertë konkrete. Interi po mendon t’i propozojë 5 milionë euro në sezon, plus bonuse të lidhura me paraqitjet individuale dhe rezultatet e skuadrës, me mundësinë që përfitimet të arrijnë në 6.5 milionë euro. Katër alternativa – Nëse palët nuk gjejnë marrëveshjen, për shkak edhe të politikës së Interit për uljen e pagave të lojtarëve...
Burimi:
telesport.al