Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Kongresi historik i Dibrës – Nga Prof. Gazmend Shpuza
Këtë vit, më 23-29 korrik, u mbushen 113 vjet nga koha kur u mbajt Kongresi i Dibrës. Megjithëse një përvjetor jo jubilar, duhet pranuar që ky tubim historik meriton të kujtohet, se përfaqëson një ngjarje shumë të rëndësishme të historisë sonë kombëtare në rrugën e sendërtimit të të drejtave historike të të mbarë shqiptarëve në fillimet e shekullit XX. Në vitin 2003 për të në Dibër u mbajt një veprimtari shkencore, e cila megjithë ndonjë diskutim të pa vend që pati aty, ndihmoi mjaft në sqarimin e mjaft aspekteve themelore dhe të veçanta të kësaj ngjarjeje, që ishte bërë me të pa të drejtë e diskutueshme. Ndërsa me rastin e 100-vjetorit u mbajt një konferencë shkencore e mirorganizuar me një pjesëmarrje të gjerë, e cila...