Kompania kineze e sanksionuar nga Perëndimi merr pjesë në panairin ushtarak në Sarajevë –

Kompania kineze e sanksionuar nga Perëndimi merr pjesë në panairin ushtarak në Sarajevë –

Një prodhues dhe tregtues shtetëror kinez i armëve, i cili është nën sanksione të Perëndimit për shkak të bashkëpunimit me Rusinë, që po zhvillon luftë kundër Ukrainës, është ndër ekspozuesit në panairin e pajisjeve ushtarake të organizuar nga Ministria e Mbrojtjes e Bosnje e Hercegovinës dhe nga Qeveria e entitetit të Federatës së BeH-së, së bashku me kompani vendase. Poly Technologies ka shkuar në Sarajevë me makete të dronëve që përdoren nga Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës, sisteme kundër dronëve, si dhe raketa, granata, raketahedhës dhe anije sulmuese. Organizatorët në Bosnje nuk iu përgjigjën pyetjes së Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë (REL) se si një kompani kineze nën sanksione u gjend në një panair në një vend që është në Planin e...