Komiteti i Stabilizim Asociimit, flet Balla: Integrimi, proces gjithëpërfshirës

Komiteti i Stabilizim Asociimit, flet Balla: Integrimi, proces gjithëpërfshirës

Është mbledhur sot në 21 shtator Komiteti i Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri. Fjalën i pari e mori kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla. Balla deklaroi se integrimi europian është një proces gjithëpërfshirës kombëtar dhe parlamenti duhet të ketë rol kyç. “Integrimi europian nuk është vetëm një detyrë e qeverisë. Është një detyrë gjithëpërfshirëse, ku rol kyç ka edhe Kuvendi. Qytetarët kërkojnë që të ketë standarde të Bashkimit Europian. Qeveria po angazhohet që të ketë platforma, ku qytetarët të mund të gjejnë zgjidhje për problemet e tyre. Ne jemi këtu që në Shqipëri të mund të ketë zhvillim në çdo fushë. Shteti i së drejtës është themeli, mbi të cilin po ngrihet ky proces. Integrimi duhet të përkthehet në ekonomi konkurruese dhe më tepër...