Komisioni Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt konstituohet

Komisioni Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt konstituohet

Mbledhja e parë e komisionit Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj grave dhe fëmijëve në familje është konstituuar dhe mban sot mbledhjen e parë, në orën 11:30. Kuvendi i Kosovës e kishte themeluar këtë komision më 29 tetor, me 90 vota për, pas miratimit të një rezolute. Komisioni përbëhet nga 11 anëtarë dhe ka mandat maksimal prej gjashtë muajsh. Kryetar është caktuar Burim Ramadani i Aleancës, ndërsa zëvendëskryetar Adnan Rrustemi i Lëvizjes Vetëvendosje. Anëtarë të tjerë janë Armend Baloku, Arijeta Rexhepi, Osman Musliu dhe Adelinë Tërshani nga VV-ja, Besa Kabashi-Ramaj dhe Eman Rrahmani nga PDK-ja, Doarsa Kica-Xhelili nga LDK-ja, si dhe Jovana Radosavljeviq e Emilija Rexhepi nga komunitetet. Ramadani: Komisioni nuk do...