Komisioni Evropian publikon listën me 10 profesionet e reja më të kërkuara në BE! Nga inxhinierë dhe elektricistë, deri te edukatorët
Komisioni Evropian ka hartuar një listë paraprake me 10 profesione që konsiderohen me rëndësi të veçantë për tregun e punës në Bashkimin Europian dhe për të cilat synohet të lehtësohet ndjeshëm njohja e kualifikimeve profesionale mes vendeve anëtare. Në krye të listës që citon noa.al janë fizioterapistët, për të cilët është miratuar tashmë kuadri i parë i përbashkët i formimit. Nisma është pjesë e Paketës për Lëvizjen e Drejtë të Fuqisë Punëtore dhe synon të ulë pengesat burokratike për profesionistët që duan të punojnë në një shtet tjetër të BE-së. Sipas planit, njohja e kualifikimeve për disa profesione të rregulluara pritet të bëhet më e shpejtë, më e lirë dhe më e sigurt. Aktualisht, vetëm shtatë profesione përfitojnë nga njohja automatike në të gjithë BE-në,...
Burimi:
javanews.al