Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta
Deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, ka reaguar ndaj pretendimeve në rrjetet sociale se ka blerë një banesë në Tiranë me vlerë 240 mijë euro, vetëm pak muaj pasi mori mandatin e deputetes. Reagimi i saj erdhi pas komentit të një ndjekësi, i cili vuri në pikëpyetje mënyrën se si ajo kishte mundur të përballonte një blerje të tillë pas një periudhe të shkurtër në politikë. “240 mijë euro shpi me 1 vite deputete”, shkruante komentuesi në rrjetet sociale. Çaushi i është përgjigjur drejtpërdrejt, duke mohuar shifrën e përmendur dhe duke sqaruar se bëhet fjalë për një apartament të prenotuar në një pallat që ende nuk ka nisur të ndërtohet. “Po mirë mo, ku bazohesh ti që kam marrë shtëpi 240 mijë euro? Apo mjafton...
Burimi:
kohajone.com