
Zyrtarët e PD takojnë komisioneren e BE-së Kos: Mazhoranca po përdor drejtësinë për të na sulmuar
Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Jorida Tabaku, nënkryetari i Kuvendit Agron Gjekmarkaj dhe kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi u takuan me Komisioneren Europiane për Zgjerimin, Marta Kos.
Zyrtarët e informuan Komisioneren Kos për zhvillimet në Shqipëri, duke e garantuar se opozita e mbështet procesin e integrimit.
Ata e kanë njohur zyrtaren e lartë të Bashkimit Europian, me tentativën e mazhorancës për të zhbërë rolin e opozitës në Kuvend dhe refuzimin për të zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
Zyrtarët e PD e njohën Komisioneren me faktin se opozita ndodhet nën sulm dhe se Rama po përdor drejtësinë për këtë qëllim. Ata përmendën faktin se lideri i opozitës Sali Berisha u mbyll për më shumë se një vit në arrest shtëpie pa asnjë fakt dhe provë.
Ilir Meta u arrestua në shkelje të plotë të të drejtave të njeriut, ndërsa Ervin Salianji ndodhet në burg vetëm pse ka denoncuar lidhjet e mazhorancës me krimin e organizuar.
Burimi