
Zgjedhjet, Tedi Blushi: Synojmë 84 mandate
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, thotë se në parlamentin e ri do të jenë 12 deputetë dhe se në total opozita do të marrë 84 mandate.
”Fitorja e Koalicionit të Shqipërisë Madhështore është e padiskutueshme, synojmë të marrim 84 mandate. Ne duam që të kemi sa më shumë vota, që të çojmë përpara reformat tona. Ilir Meta do të jetë deputeti më i votuar në qarkun e Tiranës.
12 maji do të jetë dita e llogaridhënies për Edi Ramën. Do ta shndërrojmë Shqipërinë në vend prodhues. Partia e Lirisë do të ketë 12 deputetë në Kuvendin e ri. Ne duam të shembim këtë narko-shtet.
Kryeministri është futur në bunker, njësoj si Hitleri në vitet e tij të fundit. Shqipëria është drejtuar nga një kryetar i një shoqate mafioze, ndërsa Meta është kthyer në një simbol frymëzues, simbol lirie”, tha Blushi.
Burimi