Zbulohen 3 lojtarët që ka lënë jashtë në tribunë sot Tuchel ndaj Shqipërisë

Zbulohen 3 lojtarët që ka lënë jashtë në tribunë sot Tuchel ndaj Shqipërisë

Sporti E Premte, 21 Mars 2025 11:51
Thomas Tuchel ka zgjedhur të lërë jashtë skuadrës së Anglisë Morgan Gibbs-White, Jarell Quansah dhe Aaron Ramsdale për duelin me Shqipërinë në Wembley që do të luhet sonte në mbrëmje. Kjo do të jetë ndeshja e parë për strategun gjerman në krye të “Tre Luanëve”.
Është fillimi i rrugës drejt Kupës së Botës 2026 për Tuchelin dhe Anglinë, teksa “Tre Luanët” janë në kërkim të trofeut që mungon që nga viti 1966.

Duke qenë se lejohen vetëm 23 futbollistë për të pasur në dispozicion, Gibbs-White, Quansah dhe Ramsdale janë tre lojtarët e sakrifikuar. I pari në fakt po kalonte një formë të jashtëzakonshme duke ndihmuar shumë Nottingham që të “fluturojë” në zonën Champions. /R.Lika-Koha Jonë/
 
Burimi