Yuri Kim me detyrë të re në Departamentin e Shtetit, vjen njoftimi zyrtar

Yuri Kim me detyrë të re në Departamentin e Shtetit, vjen njoftimi zyrtar

Ish-ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim do të jetë Këshilltarja e re e Lartë për Efiçencë dhe Përgjegjësi, në byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit amerikan të Shtetit. Profili i ish-ambasadores Kim në uebfaqen e DASH u fshi për një ditë, por tashmë është rikthyer i përditësuar me të dhënat e saj dhe informacione për postin e ri që do të mbajë. Këshilltarja e Lartë për Efiçencë dhe Përgjegjësi, është një detyrë e re për Kim, ashtu siç është edhe vetë posti, pasi është krijuar së fundmi, siç duket i inspiruar nga Departamenti i Efiçencës, i cili drejtohet nga CEO i Tesla, Elon Musk.
NJOFTIMI I DASH:

Yuri Kim është Këshilltare e Lartë për Efiçencë dhe Përgjegjësi për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike. Më parë, ambasadorja Kim ishte Zëvendës Ndihmës Sekretare Kryesor i Byrosë nga viti 2023 deri në vitin 2025.
Një diplomate karriere, ambasadorja Kim ka punuar në sfidat kryesore të politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare në Europë, Azi dhe Lindjen e Mesme.
Ajo ishte ambasadore e SHBA në Republikën e Shqipërisë nga viti 2020 deri në vitin 2023, e emëruar nga Presidenti Trump dhe në vazhdim nën Presidentin Biden. Para kësaj, ajo ishte drejtore e Çështjeve të Europës Jugore, përgjegjëse për Turqinë, Greqinë, Qipron dhe rajonin e Mesdheut Lindor; drejtore e Qendrës për Studimin e Sjelljes së Diplomacisë; dhe drejtore e Zyrës së Sigurisë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake, përgjegjëse për NATO-n dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).
Ajo ishte Shefe e Shtabit të Zëvendës Sekretarit të Shtetit dhe, më herët në karrierën e saj, Asistente Speciale e Sekretarit Colin Poëell. Ajo ishte gjithashtu një anëtare e delegacion të SHBA në Bisedimet Gjashtëpalëshe për çështjen bërthamore të DPRK-së.
Detyrat jashtë shtetit përfshijnë Turqinë, Irakun, Republikën e Koresë, Japoninë dhe Kinën. Yuri Kim ka një B.A. nga Universiteti i Pensilvanisë dhe një M.Phil. nga Universiteti i Kembrixhit. Ajo u rrit në ishullin Guam.
Burimi