Ylli Manjani: Varka e vetme e shpëtimit e Veliaj është PS dhe Rama

Ylli Manjani: Varka e vetme e shpëtimit e Veliaj është PS dhe Rama

Juristi Ylli Manjani në ”Now me Erla Mëhillin”, tha se varka e vetme e shpëtimit e kryebashkiakut Erion Veliaj është PS-ja dhe Edi Rama. Teksa ka komentuar atë që u fol si një përplasje mes tij dhe kryeministrit, lidhur me çështjen e delegimit nga ana e Veliaj të kompetencave në bashki nënkryetares Sara Goxhajt në vend të Anuela Ristanit e cila ishte përkrahur nga kryeministri.
”Unë nuk mendoj se Erion Veliaj është në pozitat e kërcënuesit. Ai po përpiqet të thotë që “unë jam këtu, jam ende kryetari i Bashkisë dhe jam ende këtu edhe mund të kafshojë”. Kjo është ajo që ka ndodhur. Ai bëri një urdhër mbrëmë, kafshim ishte ai.

Ka komanduar dikë që është besnike e tij, Sara Goxhaj është besnike e Erion Veliaj, duke komanduar këtë përkundrejt dikujt që është mbështetur publikisht nga Edi Rama, sigurisht që ishte grusht jo i vogël në stomakun e Edi Ramës.
Ne nga kjo na lind dyshimi, mos ndoshta ai pret më shumë nga Edi Rama dhe ka qenë i pakënaqur? Megjithatë unë mendoj se Erion Veliaj ka reflektuar sot dhe duhet të kuptojmë një gjë, që varka e vetme e Erion Velisë është PS dhe Edi Rama”,-tha Manjani.
Burimi