Yamal i përgjigjet Lehman: Të shohim nesër se sa të vegjël jemi ne!

Yamal i përgjigjet Lehman: Të shohim nesër se sa të vegjël jemi ne!

Polemikat në distancë nuk mungojnë në prag të super duelit Gjermani-Spanjë, pasi ka qenë fillimisht ish-portieri Jens Lehman që ka ndezur “gjakrat” me një deklaratë thumbuese.
“Spanja është një skuadër të rinjsh pa eksperiencë, është një skuadër fëmijësh. Kanë lojtarë shumë të rinj, por pa eksperiencë ndërkombëtare“, u shpreh ai.
Nuk kanë munguar reagimet e shumta, por më domethënësi ka ardhur nga Yamine Yamal, ylli 16-vjeçar i iberikëve.
“Ne nuk dëgjojmë askënd se çfarë flet. Se çfarë jemi ne e tregojmë në fushë. Kjo deklaratë me siguri që nuk ndihmon Gjermaninë, na ndihmon neve. Gjëja më e mirë është të mos themi asgjë.
Të shohim të premten nëse do të jemi të vegjël dhe naivë“, është përgjigja e adoleshentit spanjoll para sfidës së madhe çerekfinale të 5 korrikut mes Gjermanisë dhe Spanjës.
 
 
Burimi