Vr@sja Martinit, përplasje mes deputetëve në Kuvend: Bulliste, po bën propagandë

Vr@sja Martinit, përplasje mes deputetëve në Kuvend: Bulliste, po bën propagandë

Interpelanca në Kuvend për vrasjen e Martin Canit vijoi me një kundërsulm të ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu, ndaj deputetes së PD-së Ina Zhupa. ”Tregove që je një bulliste. U ngrite për të folur për hallin e shqiptarëve dhe tregove se më në hall je ti për një karrige. Nuk do isha marrë fare”, tha Manastirliu. ”Karrigen unë e kam dhe i shërbej qytetarëve, kurse ti e ke shfrytëzuar për të bërë dëm qytetarëve. Ti ke faj edhe për vdekjen e qytetarëve. Nuk vjen dot të bësh moral këtu”, iu përgjigj Zhupa.
Deputetja e PD pretendoi se vrasja e 14-vjeçarit, pak metra larg shkollës, e ngarkon Manastirliun me përgjegjësi jo vetëm si drejtuese e dikasterit të Arsimit, por edhe si ish-drejtuesja për shumë vite e Ministrisë së Shëndetësisë. ‘‘Prej sistemit që ke vendosur ti, urgjencat. Martini mund të ishte gjallë! Ju nuk keni prioritet jetën, por propagandën”, i tha ajo. ‘‘S’kam ardhur për akuza, por është e rëndë ajo që thoni ju për traumat”, iu përgjigj Manastirliu.

Sfida u kthye elektorale kur të dyja i lanë takim njëra-tjetrës më 11 maj, para kutive të votimit. ”Edhe me deklaratat politike që bëni ju shumëzohen me zero nga kryetari. Do shumëzoheni me zero edhe nga qytetarët. Shumë shpejt do shumëzoheni me zero”, tha ministrja. ”Hajdeni, hajde të dëgjoni! Ju jeni hajdutë. Do heqim Ramën që të heqim 17 hajdutë të tjerë”, iu përgjigj deputetja e PD. Pas kësaj replike, kryeparlamentarja Elisa Spiropali i mbylli fjalën në foltore Ina Zhupës. “Boll me ofendime! Mbylljani zërin”, tha Spiropali.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente