VIDEO/ Gonxhja: Xhamia historike e Plumbit hapet për besimtarët në maj

VIDEO/ Gonxhja: Xhamia historike e Plumbit hapet për besimtarët në maj

Xhamia historike e Plumbit në Shkodër do t’u rikthehet besimtarëve, me kushte optimale në muajin maj. Xhamia e ndërtuar më 1773-1774, është xhamia osmane më e madhe në vend. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja inspektoi sot punimet në Xhaminë e Plumbit në Shkodër.
”Restaurimi i Xhamisë së Plumbit, Shkodër, është një projekt që synon të rikthejë plotësisht vlerat historike dhe arkitekturore të këtij monumenti unik, duke ruajtur identitetin dhe trashëgiminë tonë kulturore”, u shpreh ministri Gonxhja.

Pjesa më problematika, tashmë ndër shekuj, i përmbytjes së zonës përreth xhamisë ka marrë tashmë një zgjidhje shumë elegante dhe paksa dinamike. Në pjesën e rrethimit do të ketë një gardh, një apel alumini, i cili do të ngrihet në momentet e shtimit të fluksit të shirave e të ujit përreth e do bëjë të mundur mos lejimin e mbushjes së kësaj pjese.
Përtej restaurimit të Xhamisë është punuar edhe për restaurimin e pjesës së jashtme. Është hera e parë që bëhet një restaurim i këtij niveli, që nuk bazohet vetëm në monumentin. Restaurimi i objekteve të kultit, nuk është thjesht rikthimi i tempujve të besimit në vlerat e tyre, por edhe kujdes për trashëgiminë kulturore dhe historinë.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente