
VIDEO/ Borë në akset Boboshticë-Dardhë dhe Bogë-Theth
👁1162
Në Boboshticë-Dardhë dhe në Bogë-Theth kanë filluar reshjet e borës. Autoriteti Rrugor Shqiptar solli në rrjetet sociale pamje nga rrugët ku bie dëborë dhe ku ka nisur pastrimi. Grupet e punës me mjetet borëpastruese kanë bërë pastrimin e rrugëve nga bora dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat pasi sipas parashikimit të motit, gjatë natës së sotme pritet një ulje e ndjeshme e temperaturës në të gjithë vendin.
Burimi