
Vatikani publikon foton e parë të Papës, kremtoi meshën e shenjtë
👁706
Bota E Hënë, 17 Mars 2025 13:14
Vatikani ka bërë publike foton e Papa Françeskut, disa javë pas shtrimit të tij në spitalin Gemelli në Romë si pasojë e një pneumonie që i ka prekur të dyja mushkëritë.
Në foto, shihet Ati i Shenjtë me kurriz dhe me fytyrë jo plotësisht të dukshme, me sytë gjysmë të hapur që shohin në drejtimin poshtë.
Krahas fotos, zyra e shtypit e Vatikanit shtoi dhe mbishkrimin: “Këtë mëngjes, Papa Françesku kremtoi meshën e shenjtë në kapelën e apartamentit në katin e 10-të të poliklinikës Gemelli”.
Kujtojmë që ditëve të fundit, shëndeti i Papa Françeskut ka paraqitur shenja pozitive drejt rikuperimit të tij, megjithëse mjekët kërkojnë ende kohë, në mënyrë që 88-vjeçari ta marrë veten plotësisht.
Burimi