![Tulsi Gabbard zgjidhet në krye të Inteligjencës Kombëtare](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2025/02/tulsi-gabbard-zgjidhet-ne-krye-te-inteligjences-kombetare_67ace0a0a79b3.png-730x440-lajmidites.com.webp)
Tulsi Gabbard zgjidhet në krye të Inteligjencës Kombëtare
Bota E Mërkurë, 12 Shkurt 2025 18:46
Senati amerikan votoi të mërkurën duke konfirmuar Tulsi Gabbard si drejtoreshë e inteligjencës kombëtare, zyrtarja më e lartë e inteligjencës së vendit. Kandidatura e saj u kundërshtua forta nga demokratët dhe u shoqërua me dyshime fillestare nga republikanët që vunë në pikëpyetje përvojën e saj.
Rezultati i votimit ishte 52-48. Diskutimet në Senat zgjatën 2 muaj nëse Gabbard, një ish-demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve nga Hawaii, ishte e kualifikuar për të udhëhequr 18 agjencitë e inteligjencës të vendit dhe për të përgatitur raportin e përditshëm të inteligjencës së Presidentit Trump.
Vendimi i Trump për të emëruar Gabbard për postin menjëherë pas fitores së tij në zgjedhjet presidenciale të nëntorit kapi në befasi disa ligjvënës dhe ish-zyrtarë të zbulimit. Ish-ligjvënëse demokrate nga shteti i Havait, dhe ish- kandidate demokrate për presidente, ajo është veterane e Gardës Kombëtare të Ushtrisë Amerikane, me shërbime në Irak dhe Kuvajt. Por ajo nuk ka mbajtur asnjë pozicion të lartë drejtues.
Gabbard është përballur gjithashtu me kritika nga republikanët dhe demokratët për deklaratat që ka bërë në lidhje me pushtimin rus të Ukrainës, metodat e përgjimit dhe një projekt-ligj që ka propozuar për të falur Edward Snowdenin, një ish-kontraktor i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare i akuzuar për rrjedhjen e mijëra dokumenteve të klasifikuara, përpara se të arratisej përfundimisht në Rusi. Po ashtu Gabbard është kritikuar për një udhëtim në Siri në vitin 2017, gjatë të cilit ajo u takua me presidentin e atëhershëm Bashar al-Assad.
Burimi