
Trump dhe Putin, 90 minuta në telefon. Dalin detajet e para
👁1406
90 minuta ka zgjatur telefonata mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe atij rus Vladimir Putin. Telefonata ka shkuar mirë, ndërsa Trump ishte i vendosur të diskutonte konkretisht me homologun e tij për territoret në Ukrainë.
Udhëheqësi rus foli për “dominancën perëndimore që do zbehet shumë shpejt, duke bërë që qendra të tjera në botë të pësojnë rritje”.
Pritet një njoftim ose deklaratë zyrtare lidhur me këtë telefonatë, teksa në orën 19:30 është parashikuar që Trump të firmosë disa urdhra ekzekutivë. Me shumë gjasë, do të jetë vetë kreu i Shtëpisë së Bardhë ai që do të prononcohet.
Burimi