TikTok ende funksional në Shqipëri

TikTok ende funksional në Shqipëri

Pavarësisht vendimit për mbylljen e TikTok në Shqipëri, platforma vijon të jetë e aksesueshme. Afati i fundit i vendosur nga AKSK që detyronte kompanitë e internetit të ndalonin plotësisht aksesin deri më 13 mars, është shtyrë për disa ditë.
Vendimi për mbylljen e TikTok-ut u propozua nga kryeministri Rama pas një ngjarjeje tragjike, ku një 14-vjeçar humbi jetën pas një sherri të nisur në rrjetet sociale.

Qeveria zhvilloi konsultime me 65 mijë prindër dhe mësues, duke e argumentuar mbylljen si një masë për të mbrojtur fëmijët nga përmbajtjet e dhunshme dhe rreziqet online.
Sakaq nesër opozita do të mbajë një protestë kundër vendimit të mbylljes.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente