
Tabaku: Rrogat dhe pensionet rriten me qindarka, por çmimet janë në shifra marramendëse
👁1684
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku e cila është në garë për të pasur një tjetër mandat në Kuvend, shkruan se Shqipëria ka nevojë për një ekonomi të drejtë, jo për një qeveri që mbron pakicën. Këtë ajo e lidh me faktin që sipas saj, rrogat dhe pensionet rriten me qindarka, por që çmimet rriten me shifra marramendëse.
”Nga fatura e dritave te buka e përditshme, çdo gjë është më e shtrenjtë. Shqipëria ka nevojë për një ekonomi të drejtë, jo për një qeveri që mbron pakicën’‘,-shkruan Tabaku.
Nga ana tjetër, shton se ”Rrogat dhe pensionet rriten me qindarka, çmimet rriten me shifra marramendëse. Kjo është politika e një qeverie që nuk kujdeset për qytetarët, por për oligarkët”.
Burimi