Spiropali takim me gratë kryeparlamentare të KiE: Kontribut në luftën kundër dezinformimit dhe gjuhës së urrejtjes

Spiropali takim me gratë kryeparlamentare të KiE: Kontribut në luftën kundër dezinformimit dhe gjuhës së urrejtjes

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali gjatë qëndrimit në Strasburg ka marrë pjesë në takimin e grave kryeparlamentare të vendeve anëtare të Këshillit të Europës, me temë “Gratë, Paqja dhe Siguria”.
Kjo veprimtari u organizua nga Sekretarja e Përgjithshme e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Despina Chatzivassiliou. Gjatë këtij takimi, Spiropali nënvizoi se gratë dhe vajzat shqiptare kanë arritur një pjesëmarrje të lartë dhe kontribut aktiv në politikë, veprimtarinë parlamentare dhe jetën shoqërore.

“Kjo nuk është arritur në një ditë, por me shumë përpjekje dhe duke përballuar mjaft sfida. Ky përfaqësim i spikatur ka mundësuar rritjen e kontributit të tyre për shoqërinë, për kohezionin social dhe paqen. Gratë dhe vajzat po japin kontribut në luftën kundër dezinforminit dhe gjuhës së urrejtjes. Ato kanë mbështetur gjithashtu qëndrimet e Shqipërisë ndaj çështjeve delikate të sigurisë dhe migracionit”, tha Spiropali.
Shqipëria mbështeti organizimin gjatë vitit 2024 të Samitit të Grave Afgane në Tiranë dhe gratë e vajzat shqiptare patën dhe kanë një angazhim të rëndësishëm në mbështetjen e tyre. Edhe si rezultat i angazhimit dhe përkushtimit të tyre prestigji ndërkombëtar dhe roli i Shqipërisë si një faktor sigurie e paqeje, në rajon e më gjerë.
Burimi