Seanca e fundit, zbrazet Parlamenti

Seanca e fundit, zbrazet Parlamenti

Deputetët shfrytëzuan mungesën e shefave përkatës për të “qarë” hallin e listave duke braktisur Parlamentin. Teksa një pjesë e kolegëve qëndronin në kafe, deputetët e listave të sigurta në Parlament e kaluan vetminë në sallë me celularët në duar.
Një seancë e qetë pa fyerje dhe ofendimeve, jo për shkak të mungesë së etheve elektorale, por për arsye të pamundësisë për të gjetur kundërshtarin politik në sallën e parlamentin. Rastin e parë e shfrytëzuan dy drejtuesit politikë të Kukësi, ku harruan rendin e ditës, por i treguan “dhëmbët” njëri –tjetrin për fitoren e qarkut.

Demokratët e tentuan edhe njëherë të merrnin avokatin e popullit në tavolinë, por socialistët para zgjedhjeve nuk e lëshuan dorën. Kjo ishte seanca e fundit para zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, në rast se Kuvendi nuk do të përballet me nevojën për miratimin e akteve urgjente.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente