
Sa mandate do të marrë në zgjedhjet parlamentare? Flet Sali Berisha
👁1997
Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi virtual me qytetarët u pyet se sa mandate do të marrë në zgjedhjet parlamentare. Në përgjigje të kësaj pyetje, Berisha deklaroi se koalicioni për Shqipërinë Madhështore do sigurojë fitoren më të thellë në 11 maj.
“Unë jam i bindur që 11 maji do të jetë një fitore e thellë e koalicionit për Shqipërinë Madhështore. Dhe, kudo që shkoj, ka një entuziazëm të madh te qytetarët që nuk e kam ndjerë ndonjëherë më parë, qoftë në Shqipëri, qoftë jashtë Shqiptërie”, tha Berisha.
Burimi