
“Rruga e vdekjes”, qytetarët protestojnë për sigurinë rrugore
👁5684
Dhjetëra qytetarë në Kukës kanë protestuar për sigurinë rrugore në zonat e tyre të banimit. Aksidentet vdekjeprurëse janë shtuar shumë dhe qytetarët kërkojnë trotuare dhe ndriçim.
Shkak për protestën janë bërë disa aksidente fatale ndërsa së fundmi një 51 vjeçar humbi jetën pasi u godit nga një automjet në rrugën hyrëse të qytetit që lidh Kukësin me segmentin Kukës-Morinë, të rrugës së kombit.
Protestuesit thanë se situata është bërë shqetësuese dhe apeluan shtetin që të ndërhyjë.
Burimi