Rrëzohet helikopteri ushtarak, raportohet për viktima

Rrëzohet helikopteri ushtarak, raportohet për viktima

Bota E Mërkurë, 19 Mars 2025 12:09
Një helikopter sulmues rus Mi-28 është rrëzuar të mërkurën gjatë një fluturimi stërvitor në rajonin e Leningradit, konfirmoi Ministria ruse e Mbrojtjes.
Sipas raportimeve të autoriteteve, aksidenti ka rezultuar në vdekjen e dy anëtarëve të ekuipazhit, ndërsa helikopteri është përplasur në një zonë të pabanuar.

Nga informacione të tjera, nuk ka pasur viktima të tjera në terren. Mi-28, i njohur si “Havoc”, është një helikopter sulmues i avancuar, projektuar për operacione në kushte luftarake me rrezik të lartë. Ai është i pajisur me teknologji moderne, trup të blinduar dhe është i aftë për goditjen e objektivave tokësorë, duke përfshirë tanke dhe automjete të blinduara.
Helikopteri Mi-28 përdoret gjerësisht nga Forcat e Armatosura Ruse dhe ka marrë pjesë në operacione luftarake në Siri dhe Ukrainë. Ai mund të lëshojë raketa të drejtuara antitank dhe raketa të tjera, dhe mund të funksionojë ditë dhe natë.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente