Rozana Radi dhe këngëtari grek fitojnë “Kënga Magjike 2024”
👁1789
Showbiz E Shtunë, 7 Dhjetor 2024 23:47
Rozana Radi dhe Sany Dimitri me këngën “Akoma”, janë shpallur fitues të “Këngës Magjike 2024”!
Rozana dhe Sany fituan vendin e parë nga votat e bashkuara prej vlerësimit të jurisë, artistëve të tjerë dhe publikut. Në vend të dytë doli Eneda Tarifa dhe në të tretin Ronela Hajati.
Ky edicion i “Kënga Magjike” ka sjellë emocionet e natës finale dhe ka treguar se konkurrenca mes artistëve të njohur ishte shumë e fortë, duke bërë që secili nga ata të paraqiste një nivel të lartë muzikor.
Burimi