
Rama: Votoni masivisht PS, që më 2030 të keni pasaportën europiane të Shqipërisë
Kryeministri Edi Rama e ka hapur ditën e sotme Podkastin e tij me ftesën për qytetarët shqiptarë që të votojnë Partinë Socialiste më 11 maj, që më 2030 Shqipëria të ketë pasaportën europiane.
Rama vijoi më tej duke thënë se ky hap do të ndihmojë në mbylljen e një historie të turpshme dhe do të mundësojë që shqiptarët të kenë më shumë mundësi për të punuar dhe studiuar në vendet e Bashkimit Europian.
“Ne mund të mbyllim historinë poshtëruese. Mos të na shohin më si dele të zeza. Mos t’i japim llogari një polici në aeroport se pse po hyj në një vend të BE dhe kur do iki. Ne do i sigurojmë çdo shqiptari pasaportën europiane të Shqipërisë. Në pasaportë do të shtohet edhe Bashkimi Europian. Na duhet një mandat më i fortë se 3 mandatet e mëparshme. Me votën e bashkuar, mund të kemi mundësinë që të pajisim çdo shqiptar me pasaportën europiane. Do të jetë më e lehtë për shqiptarët të punojnë dhe të studiojnë në vende të BE-së. Shqipëria do të ketë njerëzit e saj në administratën e Brukselit”, tha Rama.
Burimi