Rama poston foto nga Mozaiku i restauruar i Tiranës

Rama poston foto nga Mozaiku i restauruar i Tiranës

Mozaiku i Tiranës, monument kulture i kategorisë I, pas transformimit është kthyer në atraksion për vizitorët vendas e të huaj. Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto në rrjetet sociale nga Mozaiku i Tiranës.
Restaurimi i mozaikut të Tiranës u konceptua në mënyrë të atillë për të përfshirë edhe një platformë që mundëson ekspozimin e mozaikëve të mbyllur të periudhës së antikitetit dhe antikitetit të vonë.

Arkeologët thonë se mozaiku është pjesë e një vile romake që në shekullin III pas Krishtit. Gjatë punimeve për ndërtimin e një godine banimi në bllokun “Partizani”, në vitin 1972, u hasën rrënojat e kësaj ndërtese antike.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente