
Rama për partitë e reja: Vendosën baballarët e tezet në listat e mbyllura
Kryeministri Edi Rama ka vijuar me takimet, ku ditën e sotme është ndalur në Elbasan.Në takimin me kandidatët për deputetë të këtij qarku, kreu i qeverisë foli me qytetarët për rëndësinë e zgjedhjeve të 11 majit dhe procesin e integrimit europian.
Rama ironizoi edhe partitë opozitare kur tha se “vendosën baballarët e tezet në listat e mbyllura”.
“Na është konfirmuar që Shqipëria e ka vendin në BE, por ka qenë projeksion në të ardhmen. Sot është një moment ku kjo mundësi është aktuale, na është hapur një dritare që nuk do të rrijë hapur për një kohë të gjatë.Tani është mundësia për të bërë histori. Ata që janë në Bruksel duhet të marrin mesazhin e qartë që shqiptarët vendosën vazhdimin e negociatave, jo një lëkundje duke futur në mes qoftë edhe një rrjedhje sado të vogël të kënetës apo të moçaleve të vogla që janë krijuar rreth kënetës dhe i thonë vetes parti të reja: “jemi rinia që po vjen me baballarët e tezet në listat e mbyllura. Kjo është esenca e 11 majit”, tha Rama.
Kryeministro komentoi edhe lënien jashtë listës së Elbasanit të deputetit demokrat Dashnor Sula.
“Ndërtoi Dash Sula partinë në Peqin dhe shkuan ia prishën natën, u gdhi në mëngjes dhe ia kishin marrë partinë, ia vodhën partinë natën Dash Sulës. S’dihet kush do t’i hajë ato kokrra gruri se gjeli detit ngeli pa parti. Unë e kam për kompliment gjel deti se ai është në fushë të thatë se të tjerët janë në lluc”, shtoi më tej Rama.
Burimi