
Rama: Për herë të parë, mundësia për t’u bërë pjesë e BE është reale
👁1288
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me asambletë socialiste të Kavajës dhe Vorës.
Në fjalën e tij, Rama ka folur për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, për të cilin ka thënë se tashmë vendi ynë ka një mundësi të prekshme për t’u bërë anëtar i BE-së.
“Sot janë krijuar kushtet që ne të hyjmë realisht në BE, si rrjedhojë e përputhjes së rrethanave tona të brendshme me rrethanat e Bashkimin Europian. Për herë të parë, mundësia për t’u bërë pjesë e BE është reale. Kemi një kalendar për negociatat që është kalendari më i shpejtë në historinë e integrimit në BE. Nëse i mbyllim negociatat deri në 2027, të futemi dhe të bëhemi pjesë e BE në 2030-ën”, tha Rama.
Burimi