
Rama njofton hapjen së shpejti të shkollës së mesme sportive “Benardina Qerraxhia” në Durrës
Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka bërë me dije se shkolla e mesme sportive “Benardina Qerraxhia” në Durrës, e rindërtuar si një kompleks arsimor bashkëkohor, është gati të hapë dyert së shpejti.
“Kjo shkollë, e transformuar në një institucion model me standarde europiane për mësimdhënie dhe zhvillim sportiv, përfshin gjithashtu një rezidencë moderne për nxënësit, duke krijuar kushte optimale për edukimin dhe përgatitjen e tyre fizike,” theksoi Rama.
Ky investim është një dëshmi e përkushtimit të qeverisë për modernizimin e infrastrukturës arsimore, veçanërisht të institucioneve sportive, duke synuar jo vetëm rritjen e kapaciteteve, por edhe tërheqjen e të rinjve drejt aktiviteteve që promovojnë një stil jetese të shëndetshëm. Në këtë mënyrë, shkolla synon të ofrojë një alternativë cilësore për zhvillimin e tyre personal, duke i larguar nga ndikimi pasiv i teknologjisë dhe duke i orientuar drejt disiplinës dhe vlerave të sportit.AV
Burimi