
Rama: “Je bërë shumë herë meme”. Flet Bora Muzhaqi
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar disa nga kandidatët e ekipit garues të PS për zgjedhjet e 11 majit. Një prej tyre është edhe ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, e cila është kandidate në listën e mbyllur të qarkut Elbasanit. Rama i kujtoi disa ‘meme’ të ministres, ndërsa kjo e fundit u shpreh se çfarë nuk ka parë dhe nuk ka dëgjuar për veten e saj. Muzhaqi theksoi se duan të rinj në politikë, por sa herë del një i ri në politikë mendojnë si ta ulin.
“Edhe pse ti je e njohur më shumë se dy të tjerët. Je bërë edhe meme”, tha Rama.“Po e filloj që nga gjimnazi kam qenë ekselente. Që 15 vjeç i thashë prindërve dua të srdioj jashtë, jo thanë. I binda si përfundim. Bëra gjimnazin në Angli me rezultate shumë të larta. Dëgjova thirrjen tuaj për studentët që studiojnë jashtë të ktheheshin në Shqipëri. Më intervistuan për një pozicion në Ministrinë e Financave por nuk m’u duk interesante. Çfarë nuk kam dëgjuar e parë për veten time. Ne themi duam të rinj në politikë por sa del një i ri në politikë themi si ta ulim”, tha Bora Muzhaqi.
Burimi