
Rama ironizon sërish Bashën: U futa në listë të mbyllur se u zgjove ti!
Kanë vijuar sërish replikat dhe ironitë mes Kryeministrit Rama dhe Lulzim Basha.
Në një tjetër video në Facebook, kreu i qeverisë e ironizon Bashën për faktin se ndodhet në listën e hapur të Tiranës, teksa e pyet se sa deputetë do të marrë.
“Ej po prapë përgjumësh ti mor burrë. Si pyeta unë për ty kur ishe ti që më çove video? Vetë ma çove, o Ramë ku je, o Ramë ku je. I madh je. Ti në listë të hapur, i fortë je. Ishalla po ta beson njeri këtë hall kam unë se për mua në rregull. Po sa deputetë do të nxjerrësh në Tiranë, apo të gjithë? Më thuaj pak këtë se mezi po pres”, thotë Rama.
“E thashë mo e thashë o Lul por do të jem në listë të hapur kur më rrejti mendja se ti nuk kishte për t’u zgjuar këtë vit. Por kur pashë që dole ti në fushë thashë ik me vrap, shko futu aty në listë se erdhi Lul suferina. Ik se po të merr para siç të ka marrë sa herë i ke dalë në atë rrugën e vet të fitoreve të njëpasnjëshme. Eh mor Lul, nuk i kupton dot ti ata që nuk i zë gjumi. Çfarë të të them unë ty? Ti ke lindur me këmishë nate mo vëlla, është i dashuruar gjumi me ty. Nuk të ndahet kur mua nuk më do hiç gjumi. Dua Lulin, dua Lulin, thotë. Jo mo jo nuk u përgjigja por thjesht nuk desha të të lëndoj. Për vete je jetim fare, të ikën të gjithë. Madje në fakt ikën ata apo ike ti. Më duket se të nxorën ata nga shtëpia në rrugë të madhe, tek pull por ti aha. Buza vesh më vesh dhe flokët pikë njësoj sikur fitoje me mua. E më thua mua ku i ke shokët? PS është shtëpi e madhe, Lul. Një bie, mijëra ngrihen. Prit prit se sa do të ngrihen me 11 maj, por euroatlantikëve si do t’u shkojë puna. Hajde artist, forca aty me euroatlantikët. Po si the do t’u heq vizat amerikane. Ore shiko, po kjo aleanca madhështore si të duket më qafsh?”, përfundon Rama.
Burimi