
Rama fton Sulën në PS, solidarizohet me Dumanin
Në zgjedhjet e 11 majit, kryeministri Edi Rama duket se ka nevojë edhe për ndihmën e opozitarëve që të braktisin Sali Berishën dhe partitë e reja, siç shpjegoi në takimin me strukturat e PS-së të Elbasanit. ”Brukseli duhet të marrë një mesazh shumë të qartë, asnjë lëkundje, duke futur në mes qoftë një rrjedhje sado të vogël të kënetës apo moçaleve të vogla që janë krijuar rreth kënetës, me baballarët dhe tezet tek lista e mbyllura”,-tha Rama.
Po ashtu është solidarizuar me Altin Dumanin, ku tha se kreu i SPAK-ut është kërcënuar familjarisht. ”Altin Dumani ka të gjithë respektin dhe solidaritetin tim dhe tonë për punën që bënë dhe sulmet kafshërore dhe kërcënimet që ka marrë familjarisht. Sepse nuk është çështja e Altinit, është çëshjta e shpatës. Nuk kishte shpatë në dorë altini. Shpatën në dorë e kishte pushteti politik”,–tha më tej Rama.
Kreu i mazhorancës nuk mjaftohet vetëm me ekipin e tij të 11 majit. Një grep e hodhi drejt Dashnor Sulës së PD, që Berisha nuk e përfshiu në listë. ”PS është një shtëpi e hapur. Mund të jetë edhe një ditë Dash Sula, por për momentin duhet të dizinfektohet. Duhet të heqë të gjithë morrat e kënetës”. Nëse Sulën beson se mund ta kthejë socialist, tjetër perceptim ka për Lulzim Bashën. ”Sepse është i përsosur dhe nuk ka ça evoluon. Luli ka lindur me këmishë nate”.
Burimi