
Rama fton Sulën në PS, Berisha: Vendi i tij është në PD
Aktualitet E Mërkurë, 19 Mars 2025 14:32
Politika tashmë është me sytë tek zgjedhjet parlamentare të 2025, që do të mbahen më 11 maj. Kryeministri Edi Rama i ka bërë një ftesë të drejtëpërdrejtë deputetit demokrat, Dashnor Sula t’i bashkohet skuadrës së PS-së.
Duke folur nga një takim me kandidatët e PS-së në qarkun e Elbasanit, ai përmendi edhe deputetin, i cili nuk u përfshi në listat e PD-së për zgjedhjet e 11 majit. ”Se di kur do të thahet ajo kënetë, por PS është një shtëpi e hapur”, u shpreh Rama.
Pasi mbeti jashtë listave të PD-së, Sula negocioi me koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet” për të kandiduar në Elbasan. Edhe drejtuesit e këtij koalicioni nuk i ofruan garanci se pesë kandidatët e listës së mbyllur do të tërhiqeshin nëse ai merrte mandatin e deputetit.
Thirrjen e Ramës e ka komentuar edhe Berisha. Ai tha se vendi i Dashnor Sulës është në Partinë Demokratike. ”Ideja e tij për të gjetur strehë tek Llapaj e mori përgjigjen sot nga Rama”. Sipas Berishës, Rama i tha Dashnor Sulës që “që sa shkosj te Llapaj hajde tek unë, se është njësoj se jam unë padroni”.
Burimi