Rama e Balluku me mësuesit në Lushnjë: Mësuesia nuk është më e pasigurtë

Rama e Balluku me mësuesit në Lushnjë: Mësuesia nuk është më e pasigurtë

Kryeministrja Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishin sot në një takim me arsimtarët në Lushnje. Rama u shpreh se ndonëse ka ende për të bërë në arsim, sot nuk kemi më shqetësimin e pasigurisë të mësuesve në punë.
“Përpara jo shumë kohësh isha në një bashkëbisedim me mësues në të gjithë Shqipërinë, ishte momenti kur u bë diskutimi për çështjen e TikTok-ut, dhe ky takim nuk është një takim që siç ndodh shpesh të vjen mirë sepse vigjilja elektorale të krijon mundësinë të takosh njerëz por është vazhdimësi e një procesi që më duket se ishte dje.

Më vjen mirë që ne sot mund të diskutojmë për arsimin sfidat shqetësimet, një pjesë të shqetësimeve që kishim nuk i kemi më. Por të reja kanë lindur. Nuk kemi shqetësimin e pasigurisë të mësuesve në punë, ishte e pasigurtë të punoje në arsimin publik dhe të mund të mendoje qetësisht për të nesërmen se mund të sillte heqjen nga puna, apo hedhjen si top në vend tjetër, për të detyruar që të ikësh.
Më e keqja ishte që heqjet bëheshin në mënyrë arbitrare dhe një në gjërat më të pabesueshme të kohës, ishte prania në sistem e afro 5 mijë mësuesve që paguheshin për të dhënë lëndë për të cilat ishin pa shkollë. Tjetra ishte trysnia për t’u angazhuar në mitingje, votime apo për të sjellë provën se kishe votuar në një mënyrë të caktuar, se ashtu donte pushteti i kohës, të gjitha këto nuk janë më. Më vjen mirë që kemi future në një ulli komplet tjetër të gjithë rrugën e meritës për mësuesit, nga rekrutimi te rritja në karrierë. Më vjen mirë që sot ju jeni një kategori shoqërore e mbrojtur e respektuar dhe e vlerësuar edhe financiarisht shumë herë më mirë. 930 euro është sot paga mesatare e mësuesve, jemi të vetëdijshëm se duhet të jetë edhe më tepër”, u shpreh Rama.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente