
Rama e Balluku inspektojnë tunelet që do lidhin aksin Elbasan – Librazhd
Kryeministri Edi Rama inspektoi ditën e sotme kantierin e Koridorit VIII, ku po ndërtohen dy tunele të rëndësishëm me gjatësi 1,1 km secili dhe që do të lidhin Elbasanin me Librazhdin.
I shoqëruar nga kreu politik i qarkut, Arbian Mazniku, kandidatët për deputetë në zgjehdjet e 11 majit, drejtues të punimeve dhe zv/kryeministrja Belinda Balluku, kreu i qeverisë pa nga afër kantieret e punës në terren, përfshi edhe urat e reja që po ndërtohen për t’u lidhur me tunelet.
Punimet pritet të mbyllen në shtator për tunelet dhe pranverën e ardhshme përfundon i gjithë segmenti rrugor.
“Në një nga kantieret më të rëndësishme të Korridorit VIII ku po ndërtojmë dy tunele me 1.1 km gjatësi që do të lidhin anën e Elbasanit me atë Librazhdit, duke shkurtuar ndjeshëm distancën e rritur sigurinë.Investimi pritet të përfundojë në fund të këtij viti, ndërkohë që pjesë e projektit është edhe ndërtimi i dy urave, të cilat lidhen direkt me tunelin e që janë në realizim e sipër”, shprehet Rama.
Burimi