Rama dhe Koçiu në Spitalin Rajonal të Kavajës: Shërbime për rreth 100 mijë banorë

Rama dhe Koçiu në Spitalin Rajonal të Kavajës: Shërbime për rreth 100 mijë banorë

Në janarin e viti që shkoi u lançua krijimi i Qendrës Spitalore Rajonale “Shefqet Ndroqi”. Një “binjakëzim” me menaxhim unik të Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi” me Spitalin Bashkiak të Kavajës. Me këtë model të ri menaxhimi, pacientët nuk kanë më nevojë që të vijnë në Tiranë. Janë kirurgët, pneumologët, ortopedët, internistët, ata që do të shkojnë pranë pacientit në Kavajë.
Kryeministri Edi Rama ishte sot në Kavajë, së bashku me Ministren e Shëndetsisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu. Kjo për të parë punimet për rehabilitimin e qendrës, e cila ofron shërbime shëndetësore për rreth 100,000 banorë të Kavajës, Rrogozhinës dhe zonave përreth.

Rama vlerësoi modelin e organizimit të shërbimit, ku edhe mjekët kanë një pagë më të lartë, por edhe kushte më të mira pune. “Ato fotot aty ishin tmerr, se si keni punuar në ato kushte”,-u shpreh kryeministri. Lidhur me pagat, theksoi se ato janë në një nivel më të kënaqshëm. ”Me pagat, mirë tani se këtu se është ngritur niveli i spitali, ky tani quhet pjesë e “Shefqet Ndroqit”’.
Gjatë vitit 2024, shërbimi i urgjencës ka pritur mbi 18.000 raste. Spitali ka një kapacitet prej 80 shtretërish dhe një staf mjekësor prej 97 profesionistësh, si dhe 45 punonjës mbështetës.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente