
Rama-Bashës: Edhe në fletë të votimit ke numrin 4, ta dhashë gjysmën e qeverisë
Kryeministri Edi Rama dhe Luzim Basha edhe këtë të enjte kanë vijuar me replikat me video në rrjete sociale. Rama i thotë se edhe në fletën e votimit i ka rënë numri 4, një ironi në lidhje me gafën e famshme të tij në matematikë. Kreu i qeverisë e fton të tregojë se çfarë ofron ndryshe koalicioni Euroatlantik nga ajo që e quan si ”aleanca e kënetës madhështore”.
”E vërtetë nuk kam timon unë, s’e pata fatin tat. Ti timonin timon, muzika muzikë, xhiroja xhiro, aritmetika aritmetikë, gjumi nuk diskutohet gjumë top. Unë shih e shkruaj. Por shyqyr më prezantove Unikatilin. Këtu ia fute kot, ja fute içik kot po s’ka gjë se ta do puna. O lul, po Hysenin e ke dëgjuar. Teksti i rëndë por ka një pasazh të bukur. Dëgjoje. Ta ndërpreva se i bie që të dëgjosh gjëra të rënda, nuk janë për ty vëlla”, thotë Rama.
Më tej Rama ka shtuar. ”Ej po akoma nuk tu bë bajat kjo gjuha e bufit. Vjedhje, vjedhje, droga, droga, banda. Po ndërroje pllakën e gramafonit o artist. S’je më roje e Shqupit, vetëm çelësi i makinës të ka ngelur tani. Na jep vizionin Euroatlantik, na thuaj se ku ndryshon koalicioni Euroatlantik nga aleanca e kënetës madhështore se s’po e marr vesh. Çfarë do të bësh ndryshe nga këneta. Eh mor Lul, mor Lul. Edhe në fletë votimi të kishte rënë 4”, thotë Rama duke e përshëndet me këngën e Unikatil.
Burimi