Publikohet podcasti i shumëpritur i Blero dhe Afronës, tregojnë pse u ndanë dhe lotojnë

Publikohet podcasti i shumëpritur i Blero dhe Afronës, tregojnë pse u ndanë dhe lotojnë

Podcasti i shumëpritur i Bleros dhe i Afronës është publikuar në YouTube. Duke qenë se për muaj të tërë është xhiruar ky podcast, publikimi i intervistës së plotë nuk u bë deri më sot, për shkak të disa mosmarrëveshjeve. Afrona dhe Blero, për herë të parë pas dy vjetësh nga ndarja e tyre, dolën përballë njëri-tjetrit në një intervistë për të folur për lidhjen e tyre. Tema kryesore e këtij podcasti ishte ndarja dhe arsyet e mosfunksionimit të martesës së tyre, për të cilën dyshja folën për herë të parë kaq haptas për publikun.
Burimi