Prokuroria e Serbisë hap hetim për flamurin e UÇK në protestë

Prokuroria e Serbisë hap hetim për flamurin e UÇK në protestë

Bota E Hënë, 17 Mars 2025 20:42
Prokuroria e lartë publike në Beograd ka hapur një hetim lidhur me shpalosjen e një flamuri me stemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në protestën më të madhe të zhvilluar ndonjëherë në Serbi. Policia është urdhëruar që të identifikojë personat që e valvitën atë më 15 mars në Beograd, bashkë me flamujt e NATO-s, BE-së dhe LGBT-së.
Sipas njoftimit të prokurorisë, “policisë serbe i është dërguar një kërkesë për mbledhjen e informacionit të nevojshëm, me urdhër për marrjen e të gjitha veprimeve dhe masave operative në përputhje me kompetencat ligjore për ndjekjen penale të autorëve të veprës penale të nxitjes së urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare nga neni 317 i Kodit Penal”.

Është i paqartë konteksti i shpalosjes së flamurit të UÇK-së, pasi në të është stampuar edhe një hije e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, gjë e cila të lë të kuptosh se mund të jetë përdorur për të pretenduar se Vuçiç është shqiptar nga babai, siç është paraqitur nga disa pankarta të tjera të protestuesve.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente