
Policia blindon kryeqytetin, mbi 800 forca policore në gatishmëri për protestën e opozitës
👁1254
Partia Demokratike ka thirrur një protestë pas vendimit për mbylljen e rrjetit social TikTok, policia ka blinduar kryeqytetin.
Rreth 800 forca janë në gatishmëri, duke përfshirë forca të Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, patrullat Shqiponjat dhe qarkullimi i Policisë Kriminale.
Autoritetet kanë vënë në dispozicion dy ujë-hedhës, të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Tiranë. Uniformat blu kanë blinduar Kryeministrinë, teksa pritet që protesta të nisë në orën 19:00.
Burimi