Polemikat për penalltinë e Alvarez, reagon gjyqtari polak: Nuk isha përballur kurrë me një situatë të tillë!

Polemikat për penalltinë e Alvarez, reagon gjyqtari polak: Nuk isha përballur kurrë me një situatë të tillë!

Sporti E Premte, 14 Mars 2025 14:07
Szymon Marciniak nuk është dakord. Gjyqtari polak, i cili përfundoi në qendër të stuhisë për shkak të penalltisë së anuluar ndaj Alvarezit për prekjen e dyfishtë gjatë sfidës mes Atleticos dhe Real Madridit, përsëriti për portalin Win Win atë që ndodhi në fushë.
“Isha unë ai që i informova gjyqtarët e VAR-it se kishte 99% mundësi që Alvarez ta kishin prekur dy herë topin. Është absolutisht e rreme, Mbappe nuk më tha se kishte pasur dy prekje. Të jem i sinqertë, nuk jam përballur kurrë me një situatë si kjo në karrierën time të arbitrimit. Lojtarët i dinë rregullat”, tha arbitri polak.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente