
Plas keq në PD, Primaret një farsë. Demokratët e Divjakës-Berishës: Listat një përzgjedhje klanore
Publikimi i listave të mbyllura të PD-së po shkaktojnë një revoltë në degët. Pas Kavajës, edhe PD e Divjakës është shprehur e pakënaqur me vendimet që i mori sonte Kryesia e madhe në selinë blu në Tiranë. Demokratët e zonës së Divjakës kanë shprehur pakënaqësinë pasi në listë nuk është përfshirë emri i kandidates Elisabeta Rredhi, që u vlerësua në primaret e këtij qarku me votën e 492 anëtarëve.
Letra
Pas procesit të primareve që përcaktonte se pushteti politik për zgjedhjen e kandidaturave për deputet do ta kishte anëtarësia, deri tani sipas informacioneve rezulton një farsë dhe me përzgjedhje klanore.
Ne po ndjekim me shqetësim të thellë se pas 12 vjetësh opozitë dhe qendrës, sërish nuk po respektohet nga kryesia e PDSH verdikti i demokratëve nëpërmjet zgjedhjes së primareve, por po gjenden artificie për shmangien e tyre, duke na demotivuar për të punuar në funksion të fitores së PD.
Ne, si degë e PD Divjakë, nuk ndihemi të përfaqësuar, pasi fituesja e primareve e vendit të parë nga zonjat me 492 vota në Qarkun Fier dhe e treta në Republikë, me një mbështetje elektorale dhe kontribut të rëndësishëm, nuk përzgjidhet nga kryesia në listën e sigurtë, por i ofrohet vendi në listën e hapur. Zonja në fjalë ka kontribuar dy herë si kandidate në vitin 2017 dhe 2021.
Dega Divjakë ka marrë rezultate të rëndësishme në çdo palë zgjedhje dhe është një ndër degët më të mira të Qarkut Fier, mbështetëse në të gjitha aksionet opozitare në këto 12 vjet. Lista e Qarkut Fier, sipas informacioneve paraprake, nuk është listë fituese dhe një listë që të sillte risi, emra të rinj dhe me reputacion, pasi Fieri është qarku më i majtë në Shqipëri, po i serviren elektoratit e njëjta fotografi kandidatesh.
Burimi